Presidenti i Interit, Stiven Zhang ka dashur t’i bëjë vetes një dhuratë me rastin e fitores në ndeshjen ndaj Juventusit.
Një makinë “McLaren Speedtail”, me vlerë 3 milionë euro.
Fotot e presidentit në shëtitje më bishën e re rrugëve të Milanos janë bërë virale, duke shtyrë fansat e makinave luksoze të bëjnë kërkime lidhur me modelin e “bishës” së re të presidentit zikaltër.
Nga kërkimet e bëra, mësohet se në llojin e kësaj makine në botë janë vetëm 160 modele të tjera në qarkullim, dhe me modifikimet e veçanta të kërkuara nga presidenti, vlera e makinës kap shifrën e 3 milionë euro.