Stërvitja në kompleksin e ri i rrit entuziazmin, Partizani do të luajë kundër Teutës jashtë kryeqytetit!
Stërvitja në kompleksin e ri ka rritur jo pak entuziazmin te Partizani.
Përgatitjet po vazhdojnë sa i përket takimit të radhës që do të jetë kundër kampionëve në fuqi të Superiores, Teutës.
Durrsakët kërkojnë me patjetër për të dalë me pikë nga kjo ndeshje duke parë situatën e tyre në renditje.
Ndërkohë të kuqtë kanë publikuar edhe axhendën. Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Elbasan Arena”, jashtë kryeqytetit.
Takimi do të nis në orën 16:45 dhe ekipi i Mehmetit është në kërkim të fitores së radhës pas Laçit.