Pas rizgjedhjes si president i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka pranuar një letër urimi nga i pari i FIFA-s Gianni Infantino.
Në këtë telegram urimi, presidenti i FIFA-s shprehu urimet më të sinqerta drejt Ademit, të cilin e falënderoi për përpjekjet, punën dhe kontributin e tij të rëndësishëm në zhvillimin dhe promovimin e futbollit dhe vlerave të këtij sporti, përcjell KosovaPress.
Ndërkaq, më poshtë e gjeni versionin shqip të letrës së Infantinos drejtuar presidentit Agim Ademi.
“I nderuar President, i dashur Agim
Ju lutemi pranoni përshëndetjet e mia më të përzemërta dhe urimet më të sinqerta për rizgjedhjen tuaj si President i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), në Kuvendin e Përgjithshëm Zgjedhor të FFK-së, të mbajtur dje në Prishtinë.
Shfrytëzoj rastin t’ju falënderoj për të gjitha përpjekjet, punën dhe kontributin tuaj të rëndësishëm për zhvillimin e sportit tonë dhe promovimin e vlerave të tij në Kosovë.
Ju dërgoj juve dhe ekipit tuaj urimet më të mira për këtë mandat të ri dhe çdo sukses për të gjitha sfidat që janë përpara.
I nderuar President, pres të vazhdoj të punoj me ju për rritjen dhe prosperitetin e futbollit në Kosovë në vitet në vijim.
I juaj në futboll,
Gianni Infantino”.