Momentalisht janë duke u zhvilluar tre ndeshjet e programit të sotëm të Ligës së Evropës, ku kemi disa rezultate interesante.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara, në ndeshjen më interesante të këtij programi ende nuk ka gola, ku Barcelona është duke barazuara 0:0 me Eintracht Frankfurtin.
Po ashtu, gola nuk ka pasur as në pjesën e parë të takimit mes West Ham United e Lyon, ku rezultati qëndron i barabartë 0:0.
Ndërkaq, në përballjen mes skuadrës portugeze Braga dhe asaj të Rangers, nikoqirët e mbyllin pjesën e parë në epërsi prej 1:0 kundër skocezëve.
Rezultatet e pjesëve të para të ndeshjeve që po zhvillohen në Ligën e Evropës i gjeni më poshtë.
Braga 1:0 Rangers
Eintracht Frankfurt 0:0 Barcelona
West Ham United 0:0 Lyon