Leipzig dhe Atalanta janë ndarë me barazim në takimin e parë çerekfinalist të Ligës së Evropës.
Ndeshja në Gjermani ka përfunduar 1-1.
Luis Muriel kaloi në epërsi Atalantan në minutën e 17-të. Zappacosta shënoi autogol në minutën e 58, duke sjellë edhe barazimin e vendasve.
Klubet takohen sërish për ndeshjen e kthimit pas një jave në Itali.