Skuadra portugeze Braga, ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Rangers-it të Skocisë, në ndeshjen e parë të çerekfinales së Europa League në futboll.
Në minutën e 40-të, futbollisti Ruiz realizoi për fitoren e Bragës.
Ndeshja në përgjithësi u përshkrua me rivalitet por vendasit u treguan me të suksesshëm.
Rangers pësoi humbje por shpreson që këtë rezultat të përmbysë në takimin e kthimit.