Mourinho çudit: Nuk është humbje...

Futboll

Mourinho çudit: Nuk është humbje...

Më: 8 prill 2022 Në ora: 11:00
Jose Mourinho

Pas humbjes me rezultatin 2-1 nga Bodo/Glimt në transfertë, e vlefshme për fazën çerekfinale të Ligës së Konferencës, në mikrofonat e “DAZN” është shfaqur trajneri i Romës, Jose Mourinho, i cili ka analizuar disfatën e verdhekuqve:

“Nuk është një humbje. U mundëm 2-1 dhe kemi dhe një ndeshje tjetër për të zhvilluar. Humbje është kur luan në një grup ose në një kampionat kur humbet pikët.

Kemi një ndeshje tjetër për të zhvilluar me tifozët tanë në shtëpi. Asnjëherë nuk kemi fituar kundër tyre në tre ndeshjet e mëparshme, por e vetmja që ka rëndësi është tjetra.

Ne do ta fitojmë atë ndeshje dhe do të jemi në gjysmëfinale.

Fusha me bar sintetik? E dimë që është një sport tjetër, situata është shumë ndryshe për shkak të dëmtimeve dhe ajo që pësoi Mançini është e rëndësishme gjithsesi do të duhet të falënderojmë ata që na lejojnë të luajmë në këto fusha.”, përfundoi Jose Mourinho.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat