Fitorja kundër Juventusit shton entuziazmin për titullin, mbi 60.000 tifozë të Interit në “Meazza” për duelin me Veronën
Fitorja ndaj Juventusit në stadiumin “Allianz” ka ngritur entuziazmin dhe shpresat e tifozëve se Interi mund të konfirmohet sërish si forcë e parë e Serisë A edhe për këtë sezon.
Sipas asaj që raporton “SportMediaset”, Interi do të ketë mbështetjen totale të tifozerisë së saj në shkallët e stadiumit mitik “Giuseppe Meazza” për sfidën ndaj Veronës, e cila do të zhvillohet nesër në orën 18:00.
Mbi 60.000 tifozë do të jenë në stadium për të shtyrë ekipin zikaltër të Simone Inzagit drejt fitores.
Një duel që do të përcaktojë fatin e Interit, nëse do të kërkojë vazhdimësinë e rezultateve pozitive dhe të shkojë deri në fund drejt shpalljes kampion, ose do të “ngecë” sërish dhe për ta parë nga larg me “dylbi” titullin.