Përgatitjet e Manchester Cityt përt titull u eklipsuan mbrëmë nga një raport i publikuar nga Der Spiegel, që përfshin detaje të nje hetimi tre vjeçar nga Premierliga për FairPlay Financiar.
Në shkurt të vitit 2020, Manchester City u pezullua me dy vite pa të drejtë pjesëmarrjeje në garat evropiane dhe u gjobit me 25 milionë paund për shkeljen e FairPlay Financiar.
Ajo u hodh poshtë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv pesë muaj më pas.
Tani Der Spiegel ka publikuar dokumente që dëshmojnë se hetimi përqendrohet në tri çështje.
Çështja e parë e supozuar është se “lojtarët nën moshë u bënë presion për të nënshkruar kontrata me Cityn përmes pagesave monetare”.
Së dyti, se sponsorët e Abu Dhabit “siguruan vetëm një pjesë të pagesave të tyre për klubin”, me pronarin Sheikh Mansour duke penguar pjesën tjetër.
Së fundmi, ish-trajneri, Roberto Mancini mori një “pjesë të konsiderueshme” kompensimi nga një “kontratë fiktive konsulence”.
Si Premierliga ashtu edhe Manchester City nuk pranuan të komentojnë mbi këto akuza.