PSG nuk i ka humbur shpresat. Në të vërtetë, me rregullat e reja të prezantuara nga UEFA, që i dhanë fund efektivisht “Fair Play Financiar”, klubi i Nasser Al Khelaifi mund të ketë lehtësira në përpjekje për të mbajtur Kylian Mbappé.
“Le Parisien” e shpjegon këtë mëngjes: “Rregullorja e re kërkon që klubet të shpenzojnë një maksimum prej 70% të të ardhurave të tyre për pagat dhe kostot e menaxhimit, por ky kufi duhet të arrihet brenda tri viteve të ardhshme”.
Po cila është situata e PSG-së? Të ardhurat e klubit parizien për sezonin 2020-2021 ishin 556.2 milionë euro. Barra e pagave arriti në 502 milionë euro. Një shifër më e lartë se 70%, por për t’iu afruar këtij kufiri do të shkallëzohet me faza: me 90% vitin e ardhshëm, me 80% në 2023-2024 dhe me 70% duke filluar nga 2024-2025.
Përveç kësaj, klubet mund të pësojnë humbje deri në 90 milionë euro gjatë një periudhe trevjeçare, me kusht që të jenë në gjendje të kompensojnë mungesa të tilla. Dhe PSG, me fondin e Katarit pas vetes, nuk do ta kishte problem të propozonte një rritje të kapitalit.
Shkurtimisht, nga pikëpamja rreptësisht financiare në vitet e ardhshme PSG nuk do ta kishte probleme të kënaqte Mbappe dhe të qëndronte brenda kritereve financiare të UEFA-s. Mbetet për t’u parë nëse 23-vjeçari francez do ta pranojë edhe projektin sportiv, përveç ofertave të ardhshme faraonik.