Bayern Munich, pas humbjes së pësuar të mërkurën në mbrëmje në fushën e Villarreal-it, rrezikon të eliminohet nga Champions League dhe të luftojë vetëm për kampionatin.
E ardhmja e disa yjeve të bavarezëve është në dyshim dhe mund të ketë një revolucion të vërtetë duke parë se kontratat e disa prej tyre skadojnë në qershor, ndërsa e disa të tjerëve vitin e ardhshëm.
Ish-mbrojtësi i Bayern-it, Thomas Helmer, ka zbuluar se klubi i Mynihut ka vendosur të mos rinovojë kontratat e tre legjendave: portieri Manuel Neuer, mesfushori Thomas Muller dhe sulmuesi Robert Lewandowski.
Kontratat e tre yjeve bavarezë do të skadojnë në qershorin e vitit 2023. “Kam dëgjuar diçka në lidhje me këtë”, ka thënë Helmer.
“Bayern-i ka vendosur të mos rinovojë kontratat e atyre të treve, sepse është thjesht e pamundur në aspektin financiar që ta bëjë një gjë të tillë”.