Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë që 14 pikët që i kishte epërsi klubi i tij ndaj Liveproolit këtë stinor ishin të rreme pasi që Qytetarët i kishin dy lojë më shumë të zhvilluara.
Këto komente ai i ka thënë para përballjes delikate midis dy klubeve këtë fundjavë në Premier Ligë e që nga disa po gjykohet edhe si përballje direkte për titull.
Liverpooli tashmë i është afruar një pikë në epërsi kampionit në fuqi të Anglisë.
“Do t’ju them diçka: 14 pikë, ishin të rreme. Ishit gabim. Ne i kishim luajtur dy lojë më shumë se Liverpooli. False. Nuk ishte një gabim”, ka thënë Guardiola.
“Kur ishim 14 pikë para Liverpoolit, edhe unë nuk mund ta besoja sepse e di kundërshtarin tepër të madh që do ta kemi përballë. Njërën prej ekipeve më të mira në Evropë”.