Ekipi nga Amerika dhe ai nga Anglia kanë shfaqur interesim për turkun me nënshtetësi gjermane, Mesut Ozil.
Ozil është dëbuar nga ekipi Fenerbahce te i cili u bashku në qershor të vitit 2021.
Arsyeja e largimit nga ekipi turk ende nuk është bërë zyrtare, por thuhet se mesfushori nuk po tregohej i përkushtuar sa duhet për futbollin në Turqi.
Sipas të përditshmes ‘AS’, Inter Miami dhe Hull City kanë shfaqur interesim për lojtarin që tashmë ka mbetur pa ekip.
Rikthimi i Ozil në Angli te Hull City duhet diskutuar, pasi ata kanë drejtues turk dhe kjo mund të shkaktojë probleme.
Opsion tjetër për të është ekipi i David Beckham, Inter Miami pasi gjithashtu e duan lojtarin në ekip.
Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i lojtarit.