Në fundjavë zhvillohet xhiro e 28-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Janë deleguar gjyqtarët që do t’i drejtojnë duelet e kësaj jave në elitën e futbollit të Kosovës,
Dardan Çaka do të jetë gjyqtari kryesor në ndeshjen e së shtunës ndërmjet Dukagjinit dhe Ballkanit.
Asistentët e tij do të jenë Fatlum Berisha dhe Meriton Berisha. Në VAR është caktuar Bardh Ajeti dhe Fatmir Sekiraqa.
Të dielen zhvillohen tri ndeshjet mjaft interesante.
Genc Nuza do ta drejtojë ndeshjen Ulpiana – Llapi, me asistentë Lumturije Muhadri dhe Hekuran Osmani. në VAR është caktuar Mervan Bejtullahu dhe Isak Ceroviku.