Sfida mes Marsejës dhe PAOK-ut ka rezultuar ndër ndeshjet më problematike të kësaj jave, nisur nga situatat e dhunës të shkaktuara nga tifozët në stadium.
Pas përleshjeve mes 2 tifozerive përpara startit të sfidës, gjatë ndeshje në qendër të sulmeve nga tifozët janë bërë lojtarët e skuadrave, me kapitenin e Marsejës, Pajet, i cili u godit me një copë gjigante qelqi nga tifozët e PAOK-ut.
Pajet tenton të kryej një goditje nga këndi, por nuk lejohet nga tifozët e PAOK-ut pas tij që e godasin me një copë qelqi. Sulmuesi francez i ka tërhequr vëmendjen kryesorit të sfidës duke i treguar objektin me të cilin është goditur.
Pak çaste më vonë arbitri ka lejuar rifillimin e lojës.