Bayern Munich e fitoi ndeshjen e fundit të Bundesligës me rezultatin 1:4, mirëpo në fund bavarezët rrezikuan ta humbnin atë në tavolinë me rezultatin 3:0.
\Kjo për shkak të një gabimi “fëmijënor”, pasi bavarezët për thuajse 15 sekonda qëndruan me 12 lojtarë në fushën e lojës.
Në minutën e 85, trajneri Nagelsmann vendos të hedhë në fushë Sabitzer e Sule ndërsa nga fusha duhej të dilnin Tolisso e Coman.
Mirëpo, francezi u vonua në daljen nga fusha dhe askush nuk e vuri re teksa loja rifilloi me Bayernin me 12 vetë.
Në këtë formë, Freiburg vendosi të apelonte dhe të kërkonte fitoren në tavolinë.
Por, Federata Gjermane i është përgjigjur negativisht kërkesës së Freiburg, duke lënë në fuqi rezultatin 1-4 me Bayernin që mund të shijojë tre pikët e marra.