Trajneri i Liverpoolit, Jorgen Klopp, ka mbajtur konferencë për media para ndeshjes së dy skuadrave favorite për titull.
Ai e ka cilësuar Pep Guardiolan si një nga trajnerët më të mirë në botë.
Përpara ndeshjes çerekfinale të Ligës së Kampionëve të Cityt me Atletico Madridin këtë javë, Guardiola bëri shaka se ai do t’i ndërlikon shumë taktikat e tij në ndeshjet e mëdha: duke luajtur me 12 lojtarë.
Por, Klopp mbrojti Guardiolan, duke thënë se ai është më i miri.
“Pep tha me ironi: ‘Mendoj shumë dhe më pëlqen të mendoj shumë’. Pep është trajneri më i mirë në botë. Unë mendoj se ne të gjithë do të pajtoheshim për këtë dhe mund të ishte rastësi që nuk funksionoi në Ligën e Kampionëve deri më tani. Nëse dikush dyshon në të, nuk e kam idenë se si mund të bëhet kjo. ndodh”, tha ai.
Të dielën City pret Liverpoolin në ndeshjen që po cilësohet si vendimtare për titull