Winterthur fiton ndeshjen kryesore në udhëtim, me rezultat 3:0 ndaj Aarau-s dhe tani është lideri i ri në Challenge League (Liga e dytë e Zvicrës).
Futbollisti shqiptar, Tician Tushi shënoi golin e dytë e Samir Ramizi asistoi në golin e fundit.
Golat i realizuan Ltaief (26'), Tushi (39') e Buess (78').
Mbrëmje e keqe për ekipin e Aarau-t, ku u paraqitën titullarë Shkëlzen Gashi, Liridon Balaj, Imran Bunjaku, Donat Rrudhani.
Balaj e gashi u zëvendësuan në minutën e 46-të e Milot Avdyli u fut në lojë nga minuta e 76-të.
Rrudhani u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 51-të e Avdyli në atë të 90+1.
Futbollistët Granit Lekaj, Eris Abedini, Tician Tushi u paraqitën standardë për Winterthur, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 86-të. Samir Ramizi u inkuadrua nga minuta e 71-të.
Winterthur kryeson me 52 pikë, ka dy më shumë se Aarau në pozitën e dytë pas 29 jave.