Pogba dhe Cavani pritet të largohen nga Manchester United

Futboll

Pogba dhe Cavani pritet të largohen nga Manchester United

Më: 9 prill 2022 Në ora: 09:42
Pogba dhe Cavani

Manchester United raportohet se i ka informuar gjashtë futbollistë se mund të largohen gjatë afatit kalimtar të verës.

Paul Pogba, Jesse Lingard, Edinson Cavani, Juan Mata, Tahith Chong dhe Lee Grant janë futbollistët që mund të largohen nga “Old Trafford”.

Sipas “The Mirror”, klubi anglez ia ka bërë të qartë gjashtë futbollistëve të lartpërmendur se mund të largohen si lojtarë të lirë, pasi kontratat e tyre skadojnë pas përfundimit të sezonit aktual.

Pogba dhe Cavani janë të rregullt për Man United këtë sezon kur janë të gatshëm për përzgjedhje, por Lingard, Mata dhe Grant nuk kanë qenë kryesisht në planet e trajnerit të përkohshëm Ralf Rangnick.

Chong, ndërkohë, është i huazuar në Birmingham City këtë sezon. Ai ka bërë 19 paraqitje në kampionat, duke kontribuar me një gol dhe tre asistime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat