Salah kërkon një pagë “faraonike”

Futboll

Salah kërkon një pagë “faraonike”

Më: 9 prill 2022 Në ora: 11:06
Salah kërkon një pagë “faraonike”

Të dielën, në orën 17:30, luhet Mancheser City – Liverpool, supersfida e Premier League-s që mund të përcaktojë përfundimisht fatin e titullit kampion.

Edhe pse vëmendja kryuesore ështe tek ajo që do të ndodhë në fushën e “Etihad”, Te Liverpooli janë të shqetësuar për të ardhmen e Mohamed Salah, i cili ende nuk ka vendosur për të rinovuar kontratën me “The Reds”, me aktuale që i skadon në qershor 2023.

Salah kërkon një pagë “faraonike” që kap shifrën 400 mijë stërlina në javë.

Në një intervistë për Sky Sports, egjiptiani konfirmoi se megjithëse bisedimet kanë vijuar, nuk ka asnjë shenjë që të dyja palët të arrijnë një marrëveshje.

“Sinqerisht, çfarë mund të them? Ka shumë gjëra që njerëzit nuk i dinë. Nuk mund të jem egoist tani dhe të flas për situatën time. Jemi në periudhën më të rëndësishme për ekipin, kështu që më duhet të flas vetëm për ekipin, të fokusohem në atë që do të vijë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Kaq mund të them. Shpresojmë të jemi optimistë dhe të shohim se çfarë do të ndodhë.”

I pyetur nëse kishte besim se gjërat do të rregulloheshin, Salah u përgjigj:

“Nuk mund të them po dhe nuk mund të them jo. E kam thënë shumë herë më pare, këtë dua. Nuk mund të hyj në detaje të kontratës për momentin sepse është një situatë vërtet e ndjeshme. Nuk dua të dëgjoj të flitet vetëm për kontratën time. Jam i fokusohem vetëm te ekipi dhe kaq. Flas me menaxherin herë pas here, jam profesionist. Nuk jam i shqetësuar për bisedimet për kontratën".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat