Të jesh djali i një prej “yjeve” më të mëdhenj të futbollit nuk duhet të jetë e lehtë. Cristiano Jr., djali i madh i Cristiano Ronaldos, 11-vjeç, është kritikuar ashpër orët e fundit përmes rrjeteve sociale për një nga veshjet e tij të shfaqura në Instagramin zyrtar të gjyshes së tij, Dolores Aveiro.
Cristiano Jr shfaqet krah gjyshes me detin në sfond dhe vesh një xhup të markës Nike dhe çorape të markës ADIDAS, gjë që ka sjellë një mori talljesh për shkak të kombinimit të markave.
Babai i tij, futbollist i Manchester United, Cristiano Ronaldo, ka dalë në mbrojtje të djalit të tij të madh dhe u është përgjigjur komenteve që kritikonin djalin e tij: “Vish çfarë të duash, jo çfarë duan të tjerët”.
Kjo përgjigje nga Cristiano Ronaldo ka më shumë se 10 mijë pëlqime dhe është duartrokitur shumë nga fansat e sulmuesit të United.