Një nga pjesët më të çmuara të Torinos

Futboll

Një nga pjesët më të çmuara të Torinos

Më: 9 prill 2022 Në ora: 11:39
Gleison Bremer

Është padyshim një nga pjesët më të çmuara të Torinos. Sipas të gjitha gjasave, Gleison Bremer do të largohet nga ekipi i Torinos në merkaton e verës, një operacion që mund të prodhojë të ardhura të mira për të investuar në treg.

Sipas raportimeve nga “Tuttosport”, mbrojtësi brazilian pëlqehet shumë nga Interi, i cili është në krye të listës së të favorizuarëve për të transferuar yllin e mbrojtjes.

Zikaltërit po mendojnë të përfshijnë në këtë transferim një shumë monetare dhe kartonin e Dimarco.

Gjithcka më pas do të varet nga klubi i Torinos nëse do ta pranojë këtë ofertë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat