Sulmuesi i Manchester United, Mason Greenwood, do të zbulojë nëse do të përballet me akuzat për përdhunim brenda pak ditësh.
Policia do të paraqesë një raport në Prokurorinë e Kurorës “menjëherë” pas arrestimit të tij në janar.
Vendimi pritet të merret së shpejti.
Greenwood, 20 vjeç, u arrestua me dyshimin për përdhunim, sulm seksual, kërcënime për vrasje dhe ushtrim dhune ndaj të dashurës së tij.
Ai u mbajt për tre ditë para se të lirohej me kusht.