Reali i Madridit ka përjetuar një mes javë magjike në Champions me triumfin 1:3 në fushën e Chelseat në takimin e vajtjes në çerekfinale.
Pas Chelseat, madrilenët kthehen në kampionat, teksa sot do të presin Getafen, një rival i veçantë për trajnerin Karlo Ançeloti.
Pikërisht ndaj Getafes më 23 maj 2015 Ancelotti paraqitej për herë të fundit si trajner i Realit në etapën e tij të parë në Madrid. Ishte një fitore e madhe 7-3 e “Los Blancos”.
Pas 7 vitesh Ançeloti gjen sërish të njëjtin rival. Italiani është paraqitur në konferencën për shtyp para takimit ndaj Getafes, duke u ndalur në një sërë temash, duke përfshirë edhe atë për të ardhmen e tij.
Ndonëse në Madrid nuk ka mëdyshje për punën e italianit, Ancelotti ka saktësuar se në fund të sezonit do të jetë klubi që do të vendosë se çfarë do të bëjë me t.