Manchester City - LIverpool, të jesh apo të mos jesh

Futboll

Manchester City - LIverpool, të jesh apo të mos jesh

Më: 9 prill 2022 Në ora: 12:34
Manchester City - LIverpool, të jesh apo të mos jesh

Të dielën në orën 17:30, në Etihad Stadium zhvillohet një nga ndeshjet më të bukura të sezonit jo vetëm në Premier League, por në të gjithë kampionatet elitare të Europës. Manchester City i Pep Guardiolës, pret Liverpoolin e Jurgen Klopp, në një sfidë e cila vlen sezonin në Premier League duke qenë se skuadrat aktualisht ndahen me vetëm një pikë në klasifikim.

Një pikë e cila mban The Citizens në krye të renditjes, ndërsa të kuqve iu duhen me patjetër tre pikët për të pasur vetën fatin e tyre në duar. Ndërkohë, trajneri Pep Guardiola foli në konferencë për shtyp, ku theksoi se të tijtë do të vuajnë shtatlartësinë e lojtarëve të Liverpool nga goditjet standarte, ndërsa kur i ka mbetur edhe një vit kontratë me anglezët, shtoi se te City do të qëndronte përgjithmonë.

“Unë jam në kontratë me City-n dhe jam i lumtur, nuk mund të them se do të qëndrojë përgjithmonë, por dëshira është edhe për të qëndruar përgjithmonë. Mund të ndodhë. Për të kaluar te Liverpool, ata janë një kërcënim i madh sa i përket goditjeve standarte, sidomos nga goditjet e këndit sepse i ekzekutojnë mirë ato dhe lëvizin mirë në zonë.

Do të shohim si mund t’i përballojmë sepse kanë edhe më shumë shtatlartësi. Klopp ka qenë rivali më i madh në karrierën time, do të më pëlqente t’i thoja atij se unë jam më i miri, por nuk jam unë më i miri”, u shpreh Guardiola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat