“La Gazzetta dello Sport” flet për të ardhmen e Luis Albertos.
Në fund të vitit Lazio do të sakrifikojë një lojtar të madh, ate ose Milinkoviq-Saviq. Interesi i Sevillas ka qënë konstant vitet e fundit dhe shumë shpejt mund të kthehet në aktualitet.
Por magjia e Luis Albertos po tërheq interes edhe në Itali.
Milani mund ta përfshijë në listën e blerjeve për verën që vjen. Klubi romak e vlerëson 30 deri në 35 milionë euro, një shifër jo e vogël por as e pamundur.