Everton dhe Manchester United do të përballen mes vete sot, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Premier Ligë.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 13:30 në “Goodison Park”.s
Përballja mes këtyre dy skuadrave pritet të jetë interesante, pasi Man United është duke luftuar për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, kurse Evertoni për mbijetesë.
Lajm i mirë për “Djajtë e Kuq” është rikthimi i Cristiano Ronaldos, i cili sot do të luajë nga minuta e parë.