Barcelona e dëshiron mesfushorin

Futboll

Barcelona e dëshiron mesfushorin

Më: 9 prill 2022 Në ora: 13:31
Isco

Edhe Barcelona raportohet se ka shprehur interesim për Iscon.

Mesfushori spanjoll pritet të largohet nga Real Madridi gjatë verës si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor.

Isco është në kërkim të minutave, teksa Barcelona do të tentojë ta shfrytëzoj situatën e tij.

Sipas “Sport”, Barça është e gatshme për t’i ofruar kontratë tri-vjeçare.

Për 29-vjeçarin interesim kanë shprehur edhe Sevilla e Milani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat