Leart Paçarada, djali i legjendës së futbollit, ish portierit të mirënjohur, Shukriut, ka treguar angazhim të pashoq në derbin e madh të Bundesliga II gjermane.
Ballafaqimi mes St. Paulit dhe Werder Bremenit, përfundoi baras (1:1). Paçarada ka dhënë maksimumin për ekipin e St. Paulit, por nuk arritën t’i ndalin pikët e plota në stadiumin “Millerntor”.
St. Pauli avancoi me rezultat 1:0 duke iu falënderuar golit të Daniel-Kofi Kyereh në minutën e 44-të.
Paçarada, mbrojtësi më i mirë në Bundesliga II, ashtu si di ai, pranë 16-shit harkoi një top të fortë brenda 16-shit dhe Daniel-Kofi Kyereh shënon për 1:0.
Në minutën e 58-të, Niclas Fullkrug barazon rezultatin 1:1.
Pas javës së 29-të, Schalke kryeson me 53 pikë, sa ka edhe Werderi e St. Pauli është në pozitën e tretë me 52 sosh.