Ballkani triumfon në Klinë ndaj Dukagjinit

Futboll

Ballkani triumfon në Klinë ndaj Dukagjinit

Nga: K.G. Më: 9 prill 2022 Në ora: 14:52
Ballkani triumfon në Klinë ndaj Dukagjinit

Dukagjini ia vështirëson edhe më shumë punës vetes në luftë për të siguruar ekzistencën në elitën e futbollit të Kosovës.

Dukagjinasit pësuan humbje me rezultat 1:0 nga lideri i kampionatit, Ballkani, në takimin që u zhvillua në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Vendasit nga minuta e 62-të ishin me një lojtar me pak, pasi që Bujar Shabani u përjashtua me karton të kuq, kjo ishte një përparësi e madhe për Ballkanin. 

Më i merituari për fitoren e Ballkanit është portierit Ljuljanoviq, që ka mbrojtur shumë raste të vendasve. 

Në minutën e 81-të, Meriton Korenica me dinakërinë e tij shënoi për fitoren e Ballkanit.

Ballkani kryeson me 60 pikë duke lënë pas Gjilanin me 52, Dritën 49 e Dukagjini në vend të tetë me 30 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat