Xavi Hernandez beson se Gavi do të nënshkruajë me kontratë të re me Barcelonën.
Bisedimet në mes të lojtarit dhe klubit janë duke vazhduar, me 17-vjeçarin që ende nuk e ka hedhur “të zezën mbi të bardhë”.
“Jam optimist në raport me Gavin. Ai dëshiron të qëndrojë”, u deklarua ai.
“Nënshkrimi i tij varet nga klubi, menaxheri dhe vetë lojtari, por unë jam i sigurt se ai do të qëndrojë”, shtoi tutje Xavi.
Gavi është duke zhvilluar një sezon fantastik me “blaugranët” dhe drejtuesit janë gati t’i vendosin klauzolë largimi prej 1 miliardë eurosh lojtarit.