Interi dhe Milani raportohet se janë në garë për transferimin e Juan Matas.
Mesfushori spanjoll pritet të largohet nga Manchester United gjatë afatit kalimtar.
Mata nga “Old Trafford” do të largohet si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me “Djajtë e Kuq” skadon më 30 qershor.
Sipas “The Sun”, dy klubet nga Serie A dhe nga qyteti i Milanos, Interi dhe Milani, janë në garë për shërbimet e 33-vjeçarit.
Pasi po shkon drejt fundit të karrierës, paga e Matas nuk pritet të jetë problem për klubet e interesuara.