Juve ka zgjedhur tri pozicione

Futboll

Juve ka zgjedhur tri pozicione

Më: 9 prill 2022 Në ora: 15:04
Allegri

Skuadra italian, Juventus raportohet se ka zgjedhur tri pozicione në të cilat torienzët duhet të investojë gjatë aftit kalimtar të verës.

Sipas “Goal” Juventusi synon të nënshkruajë me lojtarë në tri pozita kyçe të skuadrës gjatë kësaj verë, në mënyrë që të rikuperohen pas një sezoni zhgënjyes.

‘Zonja e Vjetër’ aktualisht renditet e katërta në Serie A, tetë pikë prapa liderit të tabelës, AC Milan, derisa u ‘rrëzuan’ nga Liga e Kampionëve pas humbjes dëshpëruese nga Villareal.

Mundësia e vetme reale e bardhezinjve për të fituar trofe këtë sezon është Kupa e Italisë, pasi që kanë arritur në gjysmëfinalen e kësaj garë.

Trajneri i Juves, Massimiliano Allegri thuhet se është duke i monitoruar tre super-lojtarë, por emrat e tyre ende nuk janë bërë publike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat