Liria e Prizrenit sërish merr vendin e dytë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi A, në anën tjetër fundos edhe më shumë Besën e Pejës.
Liria triumfon në derbin e rivalëve të vjetër, me rezultat 5:2 ndaj Besës, në takimin e javës së 21-të.
Trepça ’89 kryeson me 44 pikë, Liria zë vendin e dytë me 32 pikë e Besa është në fund me 19 sosh.
Në Grupin B, nëntë gola në Prishtinë, në ndeshjes mes 2 Korrikut e Vllaznisë së Pozhoranit. 2 Korriku triumfon me rezultat 6:3 ndaj Vllaznisë.
2 Korriku renditet në vend të tretë me 32 pikë, Vllaznia të nëntin me 18 sosh e Ferizaj kryeson me 43 pikë, katër më shumë se Vushtrria.
Grupi A
E premte
Phoniex - Trepça '89 0:1
E shtunë
Liria - Besa 5:2
Istogu -A&N 1:1
E diel
Vëllaznimi – Drenasi 14.00
Trepça – Rahoveci 14.00
Grupi B
Fushë Kosova- Flamurtari 1:0
2 Korriku – Vllaznia 6:3
Arbëria – Kika 1:1
E diel
Ramiz Sadiku – Ferizaj 14.00
Vushtrria – Vitia 14.00