Partizani e Teuta përballen në “Elbasan Arena” në ndeshjen e vlefshme për javën e 28 të një kampionati ku të dy këto ekipe kanë mbetur pa objektiva, ndaj më shumë pritet të kenë mendjen te Kupa në mesjavë, ku do të luajnë gjysmëfinalet e kthimit.
Megjithatë asnjë prej trajnerëve nuk është kursyer për formacionin, pasi kanë përzgjedhur më të mirët për këtë 90-minutësh, që pritet të prodhojë emocione dhe gola.
Formacionet zyrtare:
Partizani (4-3-3): Hoxhaj; A. Marku, Bitri, Belica, Sota; Matondo, Mala, Kallaku; Cara, Stenio Junior, Skuka
Teuta (4-3-3): Qirko; Kotobelli, Jazxhi, Ivanoviç, Todorovski; Acquah, Beqja, Daja; Gruda, Daci, L. Vila.