Andi Zeqiri 34 minuta kundër Bayernit, por duarthatë!

Futboll

Andi Zeqiri 34 minuta kundër Bayernit, por duarthatë!

Nga: K. Goca Më: 9 prill 2022 Në ora: 17:23
Andi Zeqiri 34 minuta kundër Bayernit, por duarthatë!

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Andi Zeqiri, u paraqit nga minuta e 56-të për Augsburgun, por nuk ia dolën të befasojnë kampionin në fuqi, Bayernin, në stadiumin "Allianz Arena" në Munih. 

Bayerni ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Augsburgut.

Zeqiri u paraqit në 34 minutat e fundit, u angazhua maksimalisht por nuk ia dolën të marrin pikë. 

Gjithçka u vendos nga penalltia në minutën e 82-të. Robert Lewandowski shënon nga pika e bardhë, për fitoren e Bayernit. 

Për Lewandowskin është goli i 32-të, ka 12 më shumë se Patrick Schick i Bayer Levekursenit. 

Bayerni kryeson me 69 pikë pas 29 jave në Bundesliga I, ka 9 më shumë se Dortmundi dhe Augsburg është i 14-ti me 32.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat