Gjiganti italian, Juventus kanë shfaqur interesim për mesfushorin e Chelsea, Jorginho.
Sipas ‘Goal’, Italiani Jorginho është një ndër dëshirat kryesore të Juventusit.
Massimiliano Allegri e admiron lojtarin dhe dëshiron ta ketë në ‘Allianz Stadium’, sezonin tjetër.
Kontrata aktuale e Jorginhos me Chelsea skadon në vitin 2023, por Thomas Tuchel e sheh 30 vjeçarin si një lojtar shumë të rëndësishëm në planet e tij.
Andaj, gjermani pritet të kundërshtojë largimin e mesfushorit nga ekipi.