Pas përfundimit të ndeshjes mes Kukësit dhe Egnatias, i intervistuar nga “Super Sport”, ka folur autori i golit të barazimit për Egnatian, Demir Imeri.
26-vjeçari ka theksuar rëndësinë e golit dhe është ndalur të flas në lidhje me situatën e mbijetesës së klubit.
“Mendoj se pjesën e parë nuk bëmë aq mirë, në pjesën e dytë bëmë më mirë. Jam i lumtur për golin, një pikë me Kukësin vlen shumë. Unë jam gjithmonë i gatshëm, shpresoj të vazhdoj kështu si sot. Jemi të lumtur për pikën, po adaptohemi përpara ndeshjes me Kastriotin.
Longo tha se Kukësi e fitoi ndeshjen? Nuk mund të hyj në atë pjesë, por në pjesën e dytë bëmë shumë mirë. Humbëm raste, por mendoj se rezultati është i drejtë, pjesa e parë ishte e tyre, e dyta e jona.
Mbijetesa? Besoj se kemi më shumë kualitet se të gjithë, po bëjmë mirë, po e njohim njëri-tjetrin më shumë. Besoj se do ia dalim.
E vërtetë, forma ime që pas kartonit të kuq që mora me Tiranën më ka penalizuar. Sot ma shpërbleu Zoti, tregova vlerat e mia dhe shpresoj të vazhdoj kështu”, deklaroi Imeri.