Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, përgëzon djelmoshat e Kombëtares së Kosovës në futsall, për kualifikimin në “Main Round”.
Ademi tha se këta djem po e bëjnë krenarë Kosovën dhe kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët.
“Kombëtarja e Kosovës kualifikohet në “Main Round” për FIFA Futsal World Cup 2024.
Pas fitoreve ndaj Bullgarisë dhe Skocisë, Dardanët e futsallit siguruan pjesëmarrjen në fazën kryesore të kualifikimeve të Botërorit.
I përgëzoj të gjithë lojtarët dhe stafin e trajnerëve në krye me përzgjedhësin Arben Simtçiu për këtë arritje.
Paraqitjet e tilla dhe sukseset në fushën e lojës na bëjnë krenarë dhe na motivojnë në punën e mëtutjeshme.
Uroj që edhe në të ardhmen të vazhdojmë së bashku rrugën e suksesit.
Forca Kosovë! Forca Dardanë!”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.