Sulmuesi Mirlind Daku ka shënuar gol edhe në këtë javë për skuadrën e tij Mura në Superligën e Sllovenisë.
Daku luajti gjithë ndeshjen ku Mura fitoi 2-1 si mysafir i Bravo. Sulmues ynë e hapi ndeshjen me golin e shënuar në minutën e 25-të.
Gjilanasi ka reaguar në profilin e tij zyrtar, ku në përvjetorin e rënies së kufirit shqiptaro-shqiptar, golin e tij ia ka kushtuar të gjithë atyre që kontribuan për liri e pavarësi.
“Urime përvjetorin e rënies së kufirit Shqiptaro-Shqiptar. Ky gol për të gjithë ata që kontribuan dhe sakrifikuan jetën e tyre për liri e pavarësi”, ka shkruar Daku.
Ky ishte goli i dytë i tij në Superligën e Sllovenisë, ndërsa ka edhe katër asistime.