Mbrojtësi i Chelsea, Azpilicueta ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe mungoi në fitoren e thellë të ‘Londinezëve’ 6:0 ndaj Southampton.
Para fillimit të ndeshjes, Thomas Tuchel, e konfirmoi mungesën e Azpilicuetas, si pasojë e infektimit me virus.
Spanjolli pritet të mungojë në ndeshjen e kthimit, në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, ndaj Real Madridit.
Chelsea në ndeshjen e parë në ‘Stamford Bridge’, u mposht me rezultat 3:1 dhe do të kërkojë rikthimin në ‘Bernabeu’ të martën me fillim nga ora 21:00.