Juventusi kthehet me tri pikë të mëdha duke e përforcuar pozitën e katërt në Serie A.
Juve e mposhti me rezultat 2:1 Cagliarin mikpritës, në takimin e javës së 32-të.
Vendasit avancuan me golin e futbollisti Joao Pedro në minutën e 10-të.
Megjithatë Juve përmbysi gjithçka në vazhdim të lojës.
Në fund të pjesës së parë de Ligt barazon rezultatin.
Në minutën e 75-të, Vllahoviq shënon për 1:2 pas asistimit të Dybalas.
“Zonja e Vjetër” është në vend të katërt me 62 pikë e Cagliari i 17-ti me 25.
Juve mban ende gjallë gjasat për titullin e kampionit, pasi që ka pesë pikë me pak e një ndeshje më shumë se lideri Milani.