Real Madridi vazhdon me hapa të fuqishëm drejt titullit të kampionit në Spanjë.
Shtatë javë para se të bie perdja e kampionatit, Reali ka epërsinë 12 pikë nga pozita e dytë, Sevilla.
Madrilenët shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Getafe-s, në takimin e javës së 31-të.
Getafe u mundua me tërë mundësitë e saja, por nuk arriti të shkëpus pikë në “Santiago Bernabeu”.
Golat i realizuan Casemiro (38') e Lucas (68').
Reali kryeson me 72 pikë, ndërsa Getafe renditet në pozitën e 14-të me 32 sosh.
Benzema i prin listës së shënuesve me 24 gola, duke lënë pas Vinicius (Real) me 14 gola, Juanmi (Betis), De Tomas (Espanyoli), Unal (Getafe) 14 etj.