Kylian Mbappe ishte padiskutim njeriu i ndeshjes Clermont-PSG, duke kontribuuar në 5 gola në fitoren 1:6 të parizienëve.
Avantazhi nga ekipi i Pochettinos u mor që në minutën e 6’ kur pas një asisti nga Lionel Messi, Neymar do t’i dhuronte avantazhin miqve. Minuta e 19’ do të shënonte edhe nisjen e episodit të golave nga ana e Mbappesë, i cili realizoi pas një shërbimi nga Messi.
Megjithatë Clermont tentoi të reagonte dhe shënoi golin e vetëm në minutën e 42’ me Dossou, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezulatin 1-2.
Deri në minutën e 71’ përballja do të vazhdonte me të njëjtin rezultat, deri në momentin kur Mbappe do të fitonte një penalti, e cila u ekzekutua nga Neymar.
Më minutën e 74’ francezi do të shënonte golin e dytë personal, pasi u shërbye nga Neymar dhe të katërtin për ekipin e PSG-së, teksa në minutën e 80’ realizoi “hat-trick”, edhe këtu Mbappe do të merrte asist nga Messi.
Goli i fundit nga parizienët në ndeshjen e mbrëmjes së kësaj të shtune u realizua nga Neymar në minutën e 83’, por edhe këtu vendimtar ishte Mbappe, pasi asistoi brazilianin.