Tifozët e vërshëllejnë pas gafës së radhës! Portieri: Nuk me plas...

Futboll

Tifozët e vërshëllejnë pas gafës së radhës! Portieri: Nuk me plas...

Më: 9 prill 2022 Në ora: 23:30
Tifozët e vërshëllejnë pas gafës së radhës! Portieri: Nuk me plas...

Andre Onana është kthyer në fushën e lojës pas një periudhe të gjatë jashtë saj si pasojë e pezullimit për doping. Por paraqitja e portierit të Ajaks, i cili pritet t’i bashkohet Interit në verë, po lë shumë për të dëshiruar me gafa të njëpasnjëshme.

Në ndeshjen e sotme ndaj Spartës së Pragës, ai ka bërë përsëri disa gabime, një prej të cilëve solli edhe golin e miqve ne fitoren 2:1. Kjo ka sjellë vërshëllima nga tifozët e tij të cilët e kanë kritikuar ashpër gjatë gjithë sfidës. Një situatë që nuk i ka pëlqyer Onana i cili i është kundërpërgjigjur në mënyrë të ndezur para kamerave pas sfidës.

“Nuk ndikohem nga vërshëllimat e tyre, nuk më intereson. Mund të këndojnë, të qajnë, të bëjnë atë që duan. Mua nuk me plas t***.

A më vërshëllejnë pasi do të largohem? Nuk ia kam idenë, pyetini ata. Nuk jam në formën më të mirë në këtë moment, kjo është e vërtetë! Por ka kohë që nuk kam luajtur! Nëse ata janë të inatosur është problemi i tyre, nëse janë të trishtuar është problemi i tyre. Kjo është mënyra se si jam bërë ky që jam. Kjo është jeta ime, të më lejojnë që të shkruaj vetë historinë time”, tha Onana pas duelit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat