Superliga e Kosovës, përkatësisht xhiro e 28 e saj sjellë sot tri ndeshje shumë interesante.
Prishtina që së fundmi ka rigjetur një formë më të mirë do të ballafaqohet me Malishevën duke filluar nga ora 13:30.
Në sfidën tjetër, Drita që ende vazhdon të shpresojë për ta mbajtur gjallë luftën për titull, do të jetë mysafire e skuadrës së fundit në tabelë, Feronikelit. Kjo ndeshje nis nga ora 14:00.
Kurse, ballafaqimi tjetër është ai ndërmjet Ulpianës dhe Llapit që po ashtu zhvillohet duke filluar nga ora 14:00.