Tottenham Hotspur raportohet se është shfaqur si pretendent surprizë për të nënshkruar me Carlos Tevezin, i cili është futbollist i lirë.
Sulmuesi argjentinas është pa skuadër që nga vera e vitit 2021, por ende nuk ka vendosur që të pensionohet.
Tevez së fundi vizitoi Milanin, Interin dhe ish-skuadrën e tij, Juventusin, derisa ende po pritet të mësohet e ardhmja e tij.
Sipas “The Sun”, 31-vjeçari po planifikon tani ta vizitojë edhe Tottenhamin, me synimin për t’u rikthyer si futbollist në Premierligë.
Ish-futbollisti i Manchester Unitedit e Manchester Cityt kishte punuar me trajnerin e tanishëm të Spurs, Antonio Conte, në sezonin 2013/14 te Juventusi, ku regjistroi 19 gola dhe shtatë asistime në atë 34 ndeshje në Serie A.
Përveç dy skuadrave të Manchesterit, Carlos Tevez në Angli kishte luajtur edhe te West Ham United.