Neymar për Messin dhe Mbappen: Është turp që na u desh kaq shumë kohë që të kombinohemi

Futboll

Neymar për Messin dhe Mbappen: Është turp që na u desh kaq shumë kohë që të kombinohemi

Më: 10 prill 2022 Në ora: 11:44
Neymar, Messi dhe Mbappe

Neymar Jr ka reaguar në lidhje me formë aktuale të treshes sulmuese të PSG-së.

Neymar, Mbappe dhe Leo Messi janë përballur me shumë kritika në këtë sezon, pasi Paris Saint Germain kanë pësuar eliminim të hershëm nga Liga e Kampionëve dhe nga Kupa e Francës.

PSG arriti fitore të thellë 6:1 ndaj Clermont të dielën mbrëma, me Neymar, Mbappe e Messi protagonist kryesor të ndeshjes.

Braziliani dhe francezi shënuan hat-trick, ndërsa argjentinasi dhuroi tre asistime për të dy.

Në lidhje me formë aktuale që po kalojnë treshja e sulmit nga Parisi, foli edhe Neymar. Ai tha se është ‘turp’ që iu desh kaq shumë kohë që të kombinohen.

“Është turp për ne që na u desh kaq shumë kohë të kombinohemi, por ne do të marrim atë që na ka mbetur në ligë”, tha braziliani.

Mbappe këtë sezon në 28 paraqitje me PSG-në në Ligue 1, ka shënuar 20 gola dhe ka dhuruar 15 asistime.

Për shkak të lëndimeve Neymar ka pasur vetëm 17 paraqitje në ligën franceze, ku ka shënuar 10 gola dhe ka regjistruar katër asistime.

Ndërsa, Messi ka 20 paraqitje për parisienët, dhe ka shënuar tre gola e ka asistuar 14.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat