Rrugët e yllit të Manchester United, Jesse Lingard, dhe trajnerit Jose Mourinho mund të bashkohen përsëri pas fundit të këtij sezoni, sipas Mirror.
E përditshmja angleze e ka shkruar për një interesim të Roma-s për mesfshorin e Djajve të Kuq. Lingard është afër skadencës së kontratës dhe në qershor do të kërkojë një ekip të ri.
Prej këtu ka lindur ideja e klubit italian për të kërkuar një mesfushor me eksperiencë, i cili të ketë luajtur me Mourinho-n dhe të ketë një profil ndërkombëtar.
Lingard ka marrëdhënie shumë të mira me Special One dhe duket se e pëlqen idenë për t’u kthyer të punojë me portugezin. Gjithashtu, te Roma do të gjente edhe një mik tjetër, Chris Smalling.
29-vjeçari nuk ka patur shumë hapësira në këtë sezon në Old Trafford. Ai ka luajtur 19 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke regjistruar dy gola dhe 1 asist.