Klubi anglez, Arsenal raportohet se ende është i interesuar për mesfushorin e Juventusit, Arthur.
‘Topçinjtë’ në muajin janar provuan ta sjellin në ‘Emiratës’, Arthur-in, por pas shumë negociatave kishte dështuar transferimi i tij.
Megjithatë, sipas mediave italiane, krerët e Arsenalit sërish janë hedh në sulm për mesfushorin e ‘Zonjës së Vjetër’.
“Arsenali ende është i etur për nënshkrimin e mesfushorit të Juventusit, Arthur”, shkruajnë mediat italiane.
25-vjeçari në fund të këtij sezoni, mund të largohet nga Juventusi, dhe Arsenali mund të jetë aventura e re e Arthur.
Drejtuesit e skuadrës angleze, thuhet se shumë shpejtë do të rinisin negociatat me Juventusin për transferimin e mundshëm te Arthur gjatë kësaj verë tek skuadra anglez.